Monday, May 18, 2026
spot_img
HomeLajmeSot në Shkup protestojnë studentët shqiptarë: Kërkojnë gjuhë dhe drejtësi

Sot në Shkup protestojnë studentët shqiptarë: Kërkojnë gjuhë dhe drejtësi

Studentë shqiptarë nga të gjitha trevat do të mblidhen sot në Shkup për të protestuar lidhur me mosrealizimin e provimit të Jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Protesta pritet të nisë nga ora 16:30 në kryeqendrën e Maqedonisë së Veriut, raporton Klankosova.tv.

Në këtë organizim do të marrin pjesë studentë nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Shqipëria dhe vise të tjera shqiptare, të cilët kërkojnë që provimi të mbahet edhe në gjuhën shqipe.

Protesta do të zhvillohet nën moton “Bashkohuni me studentët – të gjithë një”, ndërsa organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje sa më të madhe qytetare.

“Së bashku para Urës së Gurit për gjuhën tonë”, thuhet në njoftimin e studentëve, ku vihet në pah rëndësia e mbrojtjes së përdorimit të gjuhës shqipe në proceset profesionale dhe institucionale.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT