Saturday, September 5, 2026
spot_img
HomeLajmeZjarri përfshin Himarën, digjen 7 banesa

Zjarri përfshin Himarën, digjen 7 banesa

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë mbrëmjen e së premtes lagjen nr. 1 në Himarë, pranë zonës së bypass-it, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Flakët, të favorizuara nga erërat e forta, u përhapën me shpejtësi dhe rrezikuan banesa e biznese. Si pasojë, 7 banesa janë djegur plotësisht, raporton Euronews.al, transmeton Sinjali.

Për shkak të rrezikut, banorët dhe turistët u evakuuan nga zonat e prekura. Sipas të dhënave paraprake të Prefekturës dhe strukturave të Mbrojtjes Civile, nuk raportohet për persona të lënduar.

Forcat zjarrfikëse dhe ekipet e emergjencave kanë punuar gjatë gjithë natës për izolimin e flakëve. Në mëngjes, situata është vënë nën kontroll, ndërsa ndërhyrja për shuarjen përfundimtare vijon edhe nga ajri, me një helikopter.

Autoritetet po monitorojnë zonën për të parandaluar riaktivizimin e vatrave të zjarrit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT