Saturday, May 9, 2026
spot_img
HomeLajmeSot mund të vendoset kampioni i Kosovës, dy ndeshje vendimtare në Superligë

Sot mund të vendoset kampioni i Kosovës, dy ndeshje vendimtare në Superligë

Sot zhvillohen dy ndeshje interesante të javës së 33-të të Superligës së Kosovës në futboll, ku mund të vuloset edhe kampioni i këtij sezoni.

Vëmendja kryesore do të jetë në qytetin e Gjilanit, ku përballen dy skuadrat pretendente për titull, Drita dhe Ballkani.

“Intelektualët” kryesojnë tabelën me 63 pikë, tetë më shumë se skuadra suharekase, dhe me një fitore do ta siguronin edhe matematikisht titullin e kampionit.

Ndeshja tjetër e kësaj jave zhvillohet mes Drenicës dhe Gjilanit.

Skuadra nga Skenderaj renditet në vendin e shtatë me 41 pikë, ndërsa Gjilani në vendin e pestë me 45 pikë.

Të dy ndeshjet nisin nga ora 16:00.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT