Sunday, June 14, 2026
spot_img
HomeLajmeSot i jepet lamtumira e fundit të riut kosovar që humbi jetën...

Sot i jepet lamtumira e fundit të riut kosovar që humbi jetën tragjikisht në Itali

Këtë të diel do të bëhet varrimi i të riut Miridon Sefer Krasniqi, i cili u mbyt derisa po lahej në një lumë në Orzinovi të Italisë.

Lajmi është bërë i ditur nga familjarët përmes një njoftimi në Facebook, ku bëhet e ditur se ceremonia e varrimit do të zhvillohet në ora 17:00, në varrezat e fshatit Damanek.

E pamja për të ndjerin do të mbahet në Odën e Syljanuzve, ku familja pret ngushëllime nga të afërmit, miqtë dhe dashamirët. Lusim Allahun ta mëshirojë të ndjerin, ta shpërblejë me Xhenetin Firdeus dhe familjes t’i japë forcë e durim për ta përballuar këtë humbje të rëndë. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij”, thuhet në njoftimin mortor./Klankosova.tv

E rëndë, i riu nga Malisheva humb jetën në një lumë në Itali

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT