Wednesday, September 9, 2026
spot_img
HomeLajmeSot hapet Gjykata Administrative në Prishtinë

Sot hapet Gjykata Administrative në Prishtinë

Sot në ambientet e Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë, do të mbahet ceremonia zyrtare e hapjes së Gjykatës Administrative.

Sipas njoftimit zyrtar, ceremonia do të fillojë në orën 09:00, ku pritet të theksohet rëndësia e kësaj gjykate në forcimin e sundimit të ligjit dhe avancimin e sistemit të drejtësisë në vend.

Në këtë ngjarje të rëndësishme institucionale do të marrë pjesë edhe Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT