Sot do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit në segmentin rrugor nga Prishtina Mall deri në Veternik dhe anasjelltas, për shkak të organizimit të garës ndërkombëtare të vrapimit “Kosova në Lëvizje”.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, kjo rrugë do të jetë e mbyllur për qarkullim nga ora 09:00 deri në 11:00, në kuadër të zhvillimit të aktivitetit të organizuar nga Federata Atletike e Kosovës.
Autoritetet kanë bërë të ditur se masa e bllokimit është ndërmarrë për të garantuar sigurinë e pjesëmarrësve në garë, ndërsa u bëhet thirrje qytetarëve që gjatë kësaj kohe të shmangin këtë segment dhe të përdorin rrugë alternative.
Policia kërkon mirëkuptim nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik për këtë ndërprerje të përkohshme.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


