Saturday, May 9, 2026
spot_img
HomeLajmeSot bëhen homazhe në nderim të Rexhep Qosjes

Sot bëhen homazhe në nderim të Rexhep Qosjes

Në hollin e Kuvendi i Kosovës sot do të organizohen homazhe përkujtimore dhe do të hapet Libri i Zisë në nderim të jetës dhe veprës së akademikut Rexhep Qosja.

Sipas njoftimit nga Presidenca e Kosovës, homazhet do të mbahen nga ora 08:45, ku do të bëhen edhe shënime në Librin e Zisë.

Ndërkohë, është shpallur edhe një ditë zie shtetërore për të nderuar figurën dhe kontributin e akademikut Qosja, i cili ndërroi jetë një ditë më parë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT