Opinionisti Argjend Softolli i ka bërë thirrje të propozuarës së VV-së për presidente, Feride Rushitit, që të tërhiqet nga kjo garë.
Në emisionin “Kosova Today”, Softolli e quajti ide të çmendur mënyrën e zgjedhjes së presidentit, transmeton Klankosova.tv.
“I bëj thirrje që të tërhiqet nga kjo ide e çmendur që e ka filluar zotëri Kurti. Kurti ka tendencë që ta shtrijë një pushtet tërësisht autoritar. Është duke na drejtuar drejt një jostabiliteti qytetar”, tha Softolli në Klan Kosova.


