Saturday, June 27, 2026
spot_img
HomeLajmeSllovenia do të tërheq njohjen e Palestinës, planifikon hapjen e ambasadës në...

Sllovenia do të tërheq njohjen e Palestinës, planifikon hapjen e ambasadës në Jerusalem

Kryeministri i Sllovenisë, Janez Janša, ka paralajmëruar një ndryshim të rëndësishëm në politikën e jashtme të vendit, duke bërë të ditur se qeveria e re synon të pezullojë ose të tërheqë njohjen e Palestinës dhe të zhvendosë ambasadën sllovene nga Tel Avivi në Jerusalem.

Në një intervistë për gazetën izraelite Israel Hayom, Janša kritikoi vendimin e qeverisë së mëparshme për njohjen e Palestinës, duke e cilësuar atë si të paligjshëm dhe në kundërshtim me legjislacionin slloven.

Sipas tij, pezullimi i këtij vendimi ishte një nga kushtet kryesore për formimin e koalicionit qeverisës dhe është mbështetur nga partnerët e koalicionit.

Nëse realizohet edhe zhvendosja e ambasadës në Jerusalem, Sllovenia do të bëhej vendi i parë anëtar i Bashkimit Evropian që ndërmerr një hap të tillë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT