Nga sulmet e shpeshta kibernetike janë rrezikuar disa herë të dhënat shtetërore, duke nxitur Ministrinë në detyrë të Digjitalizimit të lansojë Platformën e Trajnimeve për Siguri Kibernetike për shërbyesit civilë.
Qëllimi i këtij projekti është parandalimi i dëmeve të mëdha që prekin institucionet publike, ndërmarrjet shtetërore dhe qytetarët, me mbi 15 mijë nëpunës të përfshirë në sistemin preventiv.
Nisma, e mbështetur nga Luksemburgu, synon të rrisë sigurinë digjitale përmes një platforme të thjeshtë dhe gjithëpërfshirëse.
Detajet i kuptoni në kronikën më poshtë:


