Saturday, September 5, 2026
spot_img
HomeLajmeHyrje e dalje e lehtë nga vendi, nuk ka kolona në kufi

Hyrje e dalje e lehtë nga vendi, nuk ka kolona në kufi

Nëpër pikat kufitare të vendit për momentin pritjet nuk janë të gjata.

Sipas të dhënave të përditësuara në ora 07:08, kolonat në hyrje dhe dalje janë 0 metra në të gjitha pikat kufitare.

Për automjetet, koha e pritjes kryesisht sillet nga 3 deri në 5 minuta, ndërsa në disa pika arrin deri në 10 minuta. Edhe për kamionët nuk raportohet krijim i kolonave.

Hani të Elezit pritja në hyrje është 5–10 minuta, ndërsa në Jarinjë dalja e automjeteve shënon 5–10 minuta.

Në përgjithësi, situata në kufi paraqitet e qetë dhe pa fluks të madh të udhëtarëve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT