Saturday, September 5, 2026
spot_img
HomeLajmeLlorente i jep fund aventurës me Spanjën, largohet si kampion bote

Llorente i jep fund aventurës me Spanjën, largohet si kampion bote

Marcos Llorente ka njoftuar tërheqjen nga kombëtarja e Spanjës në moshën 31-vjeçare, vetëm disa javë pasi fitoi Kupën e Botës 2026 me “Furinë e Kuqe”.

Llorente debutoi me Spanjën në nëntor të vitit 2020, ndërsa gjatë gjashtë viteve me kombëtaren grumbulloi 27 paraqitje dhe nuk shënoi asnjë gol. Ai ishte pjesë e Spanjës në Euro 2020, si dhe në dy Botërorë, Katar 2022 dhe Botërorin e vitit 2026.

Në turneun e fundit, ai u aktivizua në tri ndeshje dhe dha një asistim në fitoren ndaj Uruguait. Spanja më pas triumfoi në finale ndaj Argjentinës dhe Llorente e mbylli aventurën ndërkombëtare si kampion bote.

“Është një vendim personal, për të cilin kam menduar gjatë dhe që vjen nga zemra. Ka qenë një nder të përfaqësoj vendin tim”, deklaroi Llorente.

Ai ka bërë të ditur se vendimin për t’u larguar e kishte marrë para fillimit të Botërorit, pavarësisht nëse do të ishte pjesë e turneut apo nëse Spanja do ta fitonte atë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT