Wednesday, April 15, 2026
spot_img
HomeLajmeSi u prish miqësia Trump-Meloni, nga grua “kurajoze” në “të papranueshme”

Si u prish miqësia Trump-Meloni, nga grua “kurajoze” në “të papranueshme”

Presidenti Donald Trump ka ndryshuar qasje ndaj kryeministres italiane Giorgia Meloni, duke e quajtur atë një lidere “të papranueshme” dhe duke thënë se nuk ka kurajë për të mbështetur ndërhyrjen ushtarake amerikane në Iran.

“Mendoja se ajo ishte një grua kurajoze, por gabohesha”, tha Trump në një intervistë telefonike për gazetën italiane “Corriere della Sera”.

Më parë, ai e kishte quajtur Melonin “një nga lideret e botës” dhe një grua “fantastike dhe plot energji”. Ndërsa Meloni kishte thënë për të se, mund t’i fliste hapur edhe kur nuk binin dakord.

Gjithçka dukej se po shkonte mirë, derisa Trump bëri diçka që për shumë italianë konsiderohet një sakrilegj; sulmoi Papa Leonin XIV.

Trump tha se nuk besonte se ati i shenjtë po bënte një punë të mirë, se ai ishte i dobët kundrejt krimit dhe se nuk duhet t’i shërbejë më së majtës radikale.

“Neve nuk na pëlqen një papë që thotë se është në rregull të kesh armë bërthamore”, tha gjithashtu Trump.

Komentet e tij erdhën pasi Papa Leoni kritikoi hapur ndërhyrjen amerikane në Iran që prej ditës së parë, duke thënë se ishte rezultat i “iluzionit të plotfuqishmërisë”.

Në cilindo krah politik të jesh në Itali, ideja që të vësh në dyshim, apo të kritikosh atin e shenjtë konsiderohet vijë e kuqe.

Vetë Meloni i quajti kritikat e Trump në dëm të Leonit XIV “të papranueshme”. “Papa është kreu i Kishës Katolike dhe është e drejtë dhe normale që ai të bëjë thirrje për paqe dhe të dënojë luftërat”, tha Meloni.

Trump shkoi më tej, duke thënë se kryeministrja italiane nuk e kishte problem faktin që Irani kishte armë bërthamore dhe që mund ta shuante Italinë në 2 minuta nëse do t’i jepej mundësia.

Por, përveç kritikave ndaj Papës, ajo çka ndikoi në prishjen e marrëdhënieve mes liderëve të dy vendeve ishte edhe refuzimi i Romës zyrtare për të vendosur në dispozicion të forcave ajrore amerikane bazën ajrore të Sigonelës, në Sicili.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT