Saturday, May 16, 2026
spot_img
HomeLajmeSi të ushqehemi gjatë Syfyrit dhe Iftarit? Flet nutricionistja (VIDEO)

Si të ushqehemi gjatë Syfyrit dhe Iftarit? Flet nutricionistja (VIDEO)

Nutricionistja Albulena Shabani-Ilazi ka folur për ushqimet që duhet të konsumohen në Iftar dhe Syfyr, gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Në emisionin Weekend në Klan Kosova, ajo ka deklaruar se në Iftar preferohet konsumimi i mishit, e në Syfyr preferohet të merren më shumë proteina bimore.

“Konsumimi i mishit preferohet në vaktin kryesor kur është Iftari, sepse ka shumë yndyrë dhe proteinë. Ka shumë rëndësi mënyra e përgatitjes, nuk duhet të teprohet sasia. Mishi duhet të përgatitet mirë dhe të kombinohet me pak karbohidrate, që ato mund të merren nga perimet, preferohet edhe buka, por jo buka e bardhë”.

“Për syfyr, karbohidratet e thjeshta siç është buka e bardhë, orizi dhe makaronat jo integrale, janë karbohidrate që e rrisin shumë shpejtë energjinë. Ajo energji bie shumë shpejtë, edhe i dërgojmë më shumë glukozë se sa duhet mëlçisë. Preferohet në syfyr të merren proteina bimore, ose yndyra shtazore ndonjë vezë apo ndonjë peshk. Por jo mish sasi të madhe”, ka thënë Shabai-Ilazi. /Klankosova.tv

The post Si të ushqehemi gjatë Syfyrit dhe Iftarit? Flet nutricionistja (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT