Friday, May 15, 2026
spot_img
HomeLajme“Policia ish dashtë me shku me e marrë Kurtin”, Gaxherri kritikon qasjen...

“Policia ish dashtë me shku me e marrë Kurtin”, Gaxherri kritikon qasjen e policisë në rastin e Lushtakut (VIDEO)

 

Kandidatja për deputete nga LDK-ja, Besa Gaxherri, ka kritikuar vendimin që të dërgohej Njësia Speciale në Skenderaj pas incidentit midis Sami Lushtakut dhe Hysni Mehanit.

Sipas Gaxherrit, nëse Policia do të duhej të vepronte asisoj, atëherë fillimisht do të duhej të shkonin ta merrnin kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, i cili tash e sa kohë ka marrë ftesë nga Prokuroria.

“Natyrisht, Policia Speciale nuk ka vend, nuk ka pasë vend me shku, kushdo qoftë që e ka kriju këtë problem, ne kemi raste të tilla në çdo vend të botës, ku mund të ndodhin rrahje, por janë organet e sigurisë, në bazë të ligjeve që i kemi në Kosovë, nuk ka nevojë me e rrethu asnjë komunë, e asnjë qytet, por shkohet në baza të rregullta ligjore, dhe nuk ish dashtë me ndodhë një gjë e tillë”, tha Gaxherri në Edicionin Special të Klan Kosovës.

“Nëse policia ish dashtë me e ba këtë gjë që e ka ba në Skenderaj, është dashtë ma së pari me na dhanë shembull me shku me e marrë z. Kurti që e ka ftesën e Prokurorisë që sa kohë. Edhe ai del publikisht thotë nuk shkoj, le të vijnë me më marrë”.

“Gjykata ia ka ba ftesë, i ka kry krejt procedurat. Tash i ka mbetë vetëm Policisë me shku me e marrë që me shku z. Kurti në Prokurori, por nuk ka ndodhur hala”.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT