Vedat Muriqi, ka hapur zemrën e tij në një intervistë ekskluzive në Klan Kosova.
Sulmuesi i Mallorcas ka folur për shumë tema, madje tregoi se si bashkëlojtarët e tij filluan të mësojnë për Kosovën.
Muriqi deklaroi se fillimisht ata menduan se ky është nga Shqipëria.
“Kur erdha këtu në fillim kujtojshin që jam nga Shqipëria, se unë këtu luaj me pasaportën e Shqipërisë për shkak të dokumentacionit që Spanja nuk na njeh. Kur ju thoja se jam nga Kosova, shumica e bashkëlojtarëve të mi që nuk e njihnin, nuk e dinin se ku i bie, bile pyetja ka qenë Moskova? Jo, ju thoja Kosova…. Kosova. Por, me kalimin e kohës, bashkëlojtarët e mi po se po, domethënë për kohë shumë të shkurtër, por pastaj filluan edhe në Mallorca ta njihnin Kosovën edhe në Spanjë…. vinin golat, vinin postimet e La Liga-s. Dhe tani besoj që 80% e atyre që e përcjellin futbollin, jam 100% i sigurt që e njohin Kosovën”, tha Muriqi në një intervistë për Klan Kosovën.
Golashënuesi më i mirë i Mallorcas, Muriqi: Nuk e kam paramenduar (VIDEO)


