Saturday, May 16, 2026
spot_img
HomeLajmeSi e arsyetojnë psikologet e BBVK dhe BBVA veprimet e Gjestit? Sejdiu:...

Si e arsyetojnë psikologet e BBVK dhe BBVA veprimet e Gjestit? Sejdiu: Qëllimi nuk është me gjetë diagnozë

Në “Weekend” në Klan Kosova, psikologet e “Big Brother Vip Kosova” dhe “Big Brother Vip Albania” kanë diskutuar lidhur me vlerësimin psikologjik që iu bëhet banorëve para se të futen në lojë.

Opinionisti Halil Halili përmendi një episod të ish-banorit të “Big Brother Vip Kosova 3”, Gjestit kur ai tregon se ishte në stres dhe pas bisedës me psikologun ishte ndjerë mirë.

Por ai shtroi pikëpyetje se si mundet që edhe pas situatës stresuese ta lejojnë të qëndrojë në shtëpi.

“Dje Gjesti tha që e kam një situatë stresuese, i kam dy njerëz këtu, edhe u konsultova me psikologen dhe jam mirë me vazhdu”, tha Halili.

Përgjigja e psikologes së “Big Brother Vip Kosova”, Antigona Sejdiu ishte se në vlerësimin psikologjik që ua bëjnë banorëve nuk tentojnë t’ua gjejnë diagnozen.

“Ideja e vlerësimit psikologjik është me mat aftësitë dhe kapacitetet e peronave, qëllimi nuk është me gjetë diagnozë, dhe ne konstatojmë nëse Halili mundet me qenë pjesë e lojës, apo jo. Çdo gjë që konstatohet shkruhet në raporte 2 -3 faqeshe të cilat ekzistojnë në produksion”, tha psikologia e “Big Brother Vip Kosova”, transmeton Klankosova.tv

Ndërkohë, psikologia e “Big Brother Vip Albania”, Jorida Rrustemi, potencon se në asnjë moment nuk kanë për qëllim të vlerësojnë nëse personi ka çrregullime në vetvete

“Kam dy vjet si psikologe e “Big Brother Vip Albania”, do të flasim për procesin. Test i përshtatur për të kuptuar se personi i përshtatet formatit. Në asnjë moment nuk ka për qëllim nëse personi ka çrregullime ne vetvete”, vijoi ajo.

Ndiqeni videon për më shumë detaje:

 

 

The post Si e arsyetojnë psikologet e BBVK dhe BBVA veprimet e Gjestit? Sejdiu: Qëllimi nuk është me gjetë diagnozë appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT