Rastet kur rrugët janë të mbushura me mbeturina dhe kontejnerët që nuk zënë më vend janë pjesë e përditshmërisë së qytetarëve të vendit tonë, shkruan Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë po i shqetëson edhe banorët e komunitetit pakicë në Fushë-Kosovë.
Një sinjalizues, banor i kësaj lagje ka dërguar disa fotografi në adresë të Gazetës Sinjali, ku shihen kontejnerët e mbushura me mbeturina dhe për shkak të mungesës së hapësirës janë shpërndarë edhe në tokë.
Sipas sinjalizuesit, kompania e pastrimit në këtë komunë për rreth dy javë nuk i kanë deponuar mbeturinat.
“Shume keq per femijet e lagjes”, tha sinjalizuesi.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


