Amaneti që e shkroi 10 vite më parë, u lexua sot.
Kjo kur opinioni publik mësoi se akademiku Rexhep Qosja vdiq e u varros, vetëm në praninë e familjarëve më të afërt, raporton Klan Kosova.
E gjitha me kërkesën e tij që nga kjo botë të shkojë pa ceremoni zyrtare e as fetare.
Ndërkohë i gjithë vendi të premten mban zi në nderim të akademikut.
Rexhep Qosja vdiq të enjten në moshën 89-vjeçare. Veprimtarinë e tij në Institutin Albanologjik dhe në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës e kishte ndërprerë qe disa muaj.
Kronika më poshtë sjell detaje:


