Wednesday, September 16, 2026
spot_img
HomeLajmeSulmet izraelite në Gazë vrasin të paktën tre palestinezë, mes tyre edhe...

Sulmet izraelite në Gazë vrasin të paktën tre palestinezë, mes tyre edhe një fëmijë

Sulmet ajrore izraelite lanë të vrarë të paktën tre palestinezë të martën në pjesën veriore të Rripit të Gazës, përfshirë një pacient në një qendër të kujdesit shëndetësor, thanë mjekët.

Sulmet ajrore izraelite ndaj një automjeti lanë të vrarë të paktën dy palestinezë, njëri prej tyre fëmijë, dhe plagosën shtatë të tjerë në lagjen veriore të Rripit të Gazës, Sheikh Radëan, sipas mjekëve, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Ushtria izraelite tha se kishte goditur një militant në zonë, pa dhënë hollësi.

Dëshmitarët thanë se disa viktima rezultuan nga një sulm i dytë afër një grupi njerëzish që kishin shkuar me nxitim për t’i ndihmuar viktimat fillestare.

Në një video, të cilën agjencia “Reuters” nuk ka mundur ta vërtetojë menjëherë, shfaqej një raketë duke shpërthyer afër të paktën pesë burrave.

Në një incident tjetër, organizata bamirëse shëndetësore britanike, “Ndihma Mjekësore për Palestinezët”, tha të martën se një pacient u vra në një qendër shëndetësore që kjo organizatë e mbështet në Jabalia të Gazës.

Organizata tha se pacienti u qëllua nga një dron ushtarak izraelit. Nuk pati koment të menjëhershëm nga Izraeli.

Palestinzët më herët i mbajtën funeralet në Gazë për dy persona që u vranë nga sulmet izraelite një ditë më parë, Ahmed Al-Batsh dhe Rafat Zummar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT