Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se mbledhja e paraparë të mbahej në orën 11:30 është shtyrë për në orën 14:00 të ditës së sotme, e premte, 1 maj 2026.
Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, shtyrja është bërë për arsye organizative, ndërsa mbledhja do të udhëhiqet nga kryesuesi Kreshnik Radoniqi.
Në rend dite janë paraparë disa pika të rëndësishme, përfshirë planin kohor dhe afatet për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit 2026, buxhetin zgjedhor, si dhe çështje lidhur me rekrutimin e stafit dhe kompensimet për angazhimet shtesë gjatë procesit zgjedhor.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


