Sunday, August 9, 2026
spot_img
HomeLajme“Shtrihu në tokë” – Publikohen pamjet nga momenti i arrestimit të autorit...

“Shtrihu në tokë” – Publikohen pamjet nga momenti i arrestimit të autorit të vrasjes së 20-vjeçarit në Korçë

“Shtrihu në tokë”, kanë qenë këto fjalën e efektivëve të policisë në momentin e gjetjes pas rreth 6 orësh kërkim, të Kristjan Sterjos, autorit të vrasjes së 20-vjeçarit Johan Zuko në Korçë.

RTSH ka siguruar pamjet nga momenti i arrestimit të autorit në afërsi të banesës së tij. Në dëshminë e dhënë para efektivëve të policisë, autori i krimit ka deklaruar se ditën e ngjarjes ai ka marrë armën dhe ka shkuar në ndjekje të 20-vjeçarit, ndërsa e ka qëlluar me një plumb pas shpine, që rezultoi fatal për jetën e Johan Zukos.

Sipas dëshmisë së tij, konflikti mes dy të rinjve lidhej me disa episode të mëparshme, ndërsa një nga shkaqet që dyshohet se ka çuar në përshkallëzimin e situatës ka qenë ngacmimi i të dashurës së autorit të dyshuar.

Por, krahas këtij konflikti, hetuesit po marrin në konsideratë edhe përplasjet e mëparshme mes dy të rinjve, të cilët dyshohet se kishin pasur debate për shkak të pretendimeve se kush ishte “më i forti” i lagjes. Sipas të dhënave të deritanishme nga hetimi, autori i dyshuar dhe viktima ishin konfliktuar verbalisht disa ditë përpara ngjarjes. Dyshohet se të dy palët kishin pasur përplasje dhe ngacmime ndaj njëri-tjetrit, duke bërë që marrëdhënia mes tyre të përshkallëzohej.

Konflikti, i cili dyshohet se kishte nisur për motive të dobëta, duke filluar nga pretendimet se kush konsiderohej “i forti” i lagjes, më pas është shoqëruar me ngacmime, sharje dhe përplasje të vazhdueshme mes dy të rinjve. Përplasja përfundoi tragjikisht me vrasjen e 20-vjeçarit Johan Zuko, ndërsa Kristjan Sterjo u largua nga vendi i ngjarjes dhe u arrestua rreth 6 orë më vonë nga forcat e policisë në afërsi të banesës së tij.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT