Saturday, September 26, 2026
spot_img
HomeLajmeShtetasi i huaj kapet me kokainë në Deçan, prangoset

Shtetasi i huaj kapet me kokainë në Deçan, prangoset

Një shtetas i huaj është arrestuar të hënën në rrugën “Fatmir Nimanaj” në Deçan.

I njëjti dyshohet për veprën penale “blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike”, transmeton Klankosova.tv.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasit të huaj iu gjetën dhe konfiskuan dy qese me kokainë.

“Gjatë kontrollit në automjet të cilin ka qenë duke e drejtuar dëshmitari mashkull kosovar, tek pasagjeri mashkull shtetas i huaj janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancave të dyshuara narkotike e llojit  kokainë (dy qese pesha nuk dihet). I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT