Monday, September 21, 2026
spot_img
HomeLajmeShtëpia e Bardhë: Të pavërteta lajmet për kërkesë shtyrjeje të armëpushimit me...

Shtëpia e Bardhë: Të pavërteta lajmet për kërkesë shtyrjeje të armëpushimit me Iranin

Shtëpia e Bardhë ka hedhur poshtë raportimet se SHBA ka kërkuar zgjatjen e armëpushimit në konfliktin me Iranin.

Zëdhënësja për shtyp, Karoline Leavitt, i cilësoi këto raportime si “të pasakta”, duke theksuar se nuk ka pasur një kërkesë të tillë nga ana e Uashingtonit.

Ajo bëri të ditur se kontaktet për një raund të dytë bisedimesh me Teheranin kanë qenë produktive dhe se negociatat mund të zhvillohen sërish në Pakistan, i cili po vepron si ndërmjetësi i vetëm.

Leavitt shtoi gjithashtu se SHBA nuk do të rinovojë licencat që lejonin blerjen e naftës ruse dhe iraniane. 

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT