Thursday, June 11, 2026
spot_img
HomeShowbizShtatë të arrestuar në Podujevë, u përleshen fizikisht pas një mosmarrëveshjeje

Shtatë të arrestuar në Podujevë, u përleshen fizikisht pas një mosmarrëveshjeje

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e shtatë personave në Podujevë, pasi të njëjtit janë përleshur fizikisht.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Hakif Zejnullahu”, të martën në ora 12:30.


“Janë arrestuar shtatë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete”, thuhet në raport.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit gjashtë të dyshuar dërgohen në mbajtje. /Telegrafi/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT