Kamerat e sigurisë kanë regjistruar një person në Prizren mbrëmë, teksa shqyen librin e shenjtë të myslimanëve, Kur’anin.
Ky akt është dënuar ashpër nga Bashkësia Islame e Prizrenit, me Orhan Bislimaj që e ka cilësuar si të papranueshëm dhe irritues, veçanërisht në muajin e shenjtë të Ramazanit, njofton Klankosova.tv.
“Është një akt i papranueshëm, i irritueshëm dhe i trishtueshëm. Po prek dinjitetin tonë fetar dhe kombëtar dhe po nxit urrejtje”, ka deklaruar Bislimaj, në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM.
Ndiqni detajet, në videon e mëposhtme:
The post Shqyerja e Kur’anit: Bashkësia Islame e Prizrenit e dënon aktin si të papranueshëm (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.


