Friday, June 12, 2026
spot_img
HomeLajmeShqiptari në krye të Milanit – Igli Tare emërohet drejtor sportiv

Shqiptari në krye të Milanit – Igli Tare emërohet drejtor sportiv

Ish-futbollisti dhe drejtuesi i njohur shqiptar, Igli Tare, është emëruar zyrtarisht drejtor sportiv i klubit italian AC Milan, duke u bërë kështu pjesë qendrore e një prej projekteve më ambicioze në futbollin evropian, shkruan Gazeta Sinjali.

Pas një përvoje të gjatë dhe të suksesshme në rolin e drejtorit sportiv te Lazio, Tare rikthehet në skenën e madhe të futbollit italian, këtë herë në një nga klubet më të titulluara në histori.

Emërimi i tij u konfirmua nga vetë drejtuesit e Milanit, të cilët e konsiderojnë Taren si një profesionist me përvojë të jashtëzakonshme dhe vizion të qartë për të ndërtuar një skuadër konkurruese në elitën e futbollit europian.

Emërimi i një shqiptari në një pozicion kaq të rëndësishëm në një klub si Milan është një lajm i madh për komunitetin shqiptar dhe një dëshmi e vlerësimit që Tare gëzon në futbollin ndërkombëtar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT