Policia ka njoftuar se një qytetare ka dorëzuar në Stacionin Policor në Viti një kuletë që e kishte gjetur.
Sipas policisë, brenda saj ndodheshin dokumente personale, karta bankare si dhe një sasi e parave të gatshme.
“Pas pranimit të portofolit, zyrtarët policorë nga Njësiti i Sektorit të Stacionit Policor në Viti, menjëherë kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme operative, ku pas verifikimit të dokumentacionit, në bazë të procedurave të rregullta ligjore, është arritur të identifikohet dhe të kontaktohet pronari legjitim, të cilit i janë kthyer të gjitha gjërat e humbura.Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan shpreh falënderimin për qytetaren në fjalë”.
“ Ky rast dëshmon edhe një herë se bashkëpunimi i ngushtë dhe besimi i ndërsjellë ndërmjet qytetarëve dhe Policisë së Kosovës është shtylla kryesore e sigurisë dhe mirëqenies në komunitet”, thotë policia në njoftim, transmeton Klankosova.tv.


