Saturday, May 9, 2026
spot_img
HomeLajmeShqiptarët në “krye të krimit” në Britani, gazetari Sabri Agimi jep detaje...

Shqiptarët në “krye të krimit” në Britani, gazetari Sabri Agimi jep detaje (VIDEO)

Gazetari, Sabri Agimi i ftuar në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova ka komentuar mbi statistikat britanike ku shqiptarët dominojnë si grupi etnik me më së shumti krime të kryera në Britaninë e Madhe.

Agimi tha se në bazë të statistikave të OMS, numri i shqiptarëve që kanë kryer krime në Britani në vitin 2025-2026 sillet afërisht rreth 1500, raporton KlanKosova.tv.

“Në bazë të statistika që janë të liruara nga OMS në vitin 2025-2026 janë diku rreth 10772 të dënuar nga të gjitha minoritetet, ndërsa shqiptarët janë numri më i madh në këtë grup. Sillet afërsisht rreth 1200 deri 1500 shqiptarë, është paksa alarmante. Shumica e shqiptarëve që janë në Britani të Madhe ende nuk janë me dokumente të rregulluara, kështu që ai që bën krim pa marrë parasysh çfarë niveli llogaritet si shqiptarë, ndërsa ka tjera etni që bëjnë krime, por duke pasur dokumente britanike llogariten si britanikë”, tha Agimi.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT