Sunday, September 20, 2026
spot_img
HomeLajmeShqipëria ndryshon vlerësimin e veturave në doganë, kilometrat do të ndikojnë në...

Shqipëria ndryshon vlerësimin e veturave në doganë, kilometrat do të ndikojnë në çmimin e zhdoganimit

Administrata Doganore Shqiptare ka prezantuar manualin e ri për procedurën e vlerësimit të automjeteve gjatë zhdoganimit, me synim përcaktimin më të drejtë dhe më real të vlerës së tyre.

Një nga risitë kryesore është përfshirja e numrit të kilometrave të përshkuara nga automjeti deri në momentin e zhdoganimit, krahas të dhënave teknike që janë marrë në konsideratë edhe më parë.

Sipas Administratës Doganore, manuali zbatohet për automjetet e prodhuara gjatë 10 viteve të fundit dhe vetëm në rastet kur nuk plotësohen kushtet për vlerësimin e tyre përmes metodës së transaksionit, sipas përcaktimeve të Kodit Doganor.

Në këto raste, për përcaktimin e vlerës së automjetit do të përdoren çmime reale të publikuara online në burime dhe buletine të specializuara, të përcaktuara në manual, raporton albinfo.

Administrata thekson se kilometrat e përshkuara përbëjnë një element të rëndësishëm në përcaktimin e vlerës reale të automjetit dhe do të merren parasysh edhe diferencat mes mjeteve me të njëjtën markë, vit prodhimi, cilindratë dhe lloj karburanti.

Manuali i ri nuk ndryshon mënyrën e vlerësimit të automjeteve më të vjetra se 10 vjet.

Sipas Administratës Doganore, qëllimi i manualit nuk është rritja e të ardhurave nga zhdoganimi, por përcaktimi i vlerës së automjeteve në mënyrë sa më objektive, të drejtë dhe të mbështetur në të dhëna reale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT