Tuesday, September 22, 2026
spot_img
HomeLajmeShqipëri: Bordi i Transparencës ul me 4 lekë çmimin e naftës

Shqipëri: Bordi i Transparencës ul me 4 lekë çmimin e naftës

Bordi i Transparencës ka vendosur uljen e çmimit të naftës me 4 lekë për litër në mbledhjen e zhvilluar këtë të mërkurë (8 prill), ndërsa çmimi i benzinës mbetet i pandryshuar.

Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë i naftës do të jetë jo më shumë se 220 lekë për litër, ndërsa ai me shumicë jo më shumë se 208 lekë për litër.

Ndërkohë, çmimi i benzinës do të vijojë të jetë 181 lekë për litër në pakicë dhe 169 lekë për litër në shumicë, pa pësuar ndryshime nga vendimi i fundit.

Vendimi hyn në fuqi sot, në orën 15:30 dhe do të jetë i vlefshëm deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, ku pritet të reflektohen ndryshimet e reja të tregut.

Autoritetet u kanë bërë thirrje të gjithë operatorëve të tregtimit të karburanteve që të zbatojnë këtë vendim, duke paralajmëruar se në rast shkeljesh do të ndërmerren masa deri në pezullimin e aktivitetit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT