Instituti Albanologjik i Prishtinës dhe Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup formalizuan sot një marrëveshje bashkëpunimi në kuadër të një tryeze shkencore për Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare.
Gjatë diskutimeve, albanologët shprehën shqetësimin për rrezikun e zhdukjes së gjuhës arbëreshe.
Dekani Mustafa Ibrahimi theksoi se kjo çështje duhet të trajtohet me seriozitet, ndërsa Ismet Osmani nënvizoi nevojën për më shumë angazhim në ruajtjen e identitetit gjuhësor.
Ndiqni materialin e zgjeruar, në videon e mëposhtme:
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


