Barrë e rëndë financiare po konsiderohet situata me të cilën po përballen komunat e Kosovës gjatë këtij viti.
Asociacioni i Komunave të Kosovës thekson se komunat pa dallim partie, po përballen me mungesë financiare dhe gjatë 2026-ës mund të humbin 150 milionë euro.
Sipas Sazan Ibrahimit kjo vjen nga zbatimi i vendimeve gjyqësore, aktgjykime të Kushtetueses, reduktimeve të grantit të arsimit dhe përgjysmimit të atij të performancës.
Nga krejt këto dëme financiare veç komunave, sipas tij, pësojnë indirekt edhe qytetarët.
Ndiqni kronikën për detaje:


