Sunday, July 5, 2026
spot_img
HomeLajmeShpërthimi i bombolave të gazit përfshin nga flakët një banesë në Maliq

Shpërthimi i bombolave të gazit përfshin nga flakët një banesë në Maliq

Një banesë në fshatin Rrëmbec të bashkisë së Maliqit është përfshirë nga flakët pas një shpërthimi të dy bombolave të gazit, duke shkaktuar dëme materiale dhe alarm te banorët e zonës.

Bombolat që përdoreshin për gatim dyshohet se kanë shpërthyer, duke shkaktuar zjarrin që u përhap me shpejtësi në banesë.

Fatmirësisht, personat që ndodheshin brenda arritën të largoheshin në kohë, pa pësuar lëndime.

Në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë menjëherë ekipet zjarrfikëse, të cilat vunë nën kontroll flakët dhe parandaluan përhapjen e zjarrit në objektet pranë.

Ndërkohë, Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të shpërthimit dhe rrethanat që çuan në incident.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT