Të premten e 24 prillit do të shpallet aktgjykimi në rastin e njohur “Banjska”.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se seanca do të fillojë nga ora 15:00, transmeton Klankosova.tv. t
Bëhet e ditur se për arsye të organizimit të brendshëm dhe masave të sigurisë, hyrja në objektin e gjykatës do të jetë e mundur vetëm deri në orën 14:40, ndërsa pas kësaj ore nuk do të lejohet hyrja në objektin e gjykatës.
Para trupit gjykues do të paraqiten Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, të cilët përballen me akuza për sulmin e 24 shtatorit të vitit 2023.


