Monday, July 27, 2026
spot_img
HomeLajme“Shoqet” flasin për ndarjet e çifteve: Raste të rralla ku përgjegjësia prindërore...

“Shoqet” flasin për ndarjet e çifteve: Raste të rralla ku përgjegjësia prindërore mbizotëron pas divorcit (VIDEO)

Në emisionin “Shoqet” në Klan Kosova është diskutuar për sfidat e martesës, divorcit dhe mënyrën se si disa çifte arrijnë të ruajnë një raport korrekt edhe pas ndarjes, veçanërisht për hir të fëmijëve.

Gjatë bisedës u theksua se, edhe pse familja dhe martesa vazhdojnë të kenë një peshë të madhe shoqërore, jo çdo martesë arrin të vazhdojë gjatë.

Megjithatë, në emision u tha se ekzistojnë raste të rralla kur çiftet arrijnë të komunikojnë, të respektojnë njëri-tjetrin dhe të gjejnë marrëveshje të përbashkëta.

Një prej rasteve të përmendura ishte ai i një çifti që, me iniciativën e të dy palëve dhe me insistimin e veçantë të bashkëshortit, arriti një marrëveshje për ndarjen e pasurisë, mbështetjen financiare dhe mirëqenien e fëmijëve.

Tek “Shoqet” u theksua edhe rëndësia e përgjegjësisë prindërore, duke nënvizuar se divorci nuk e ndërpret rolin e askujt si prind./Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT