Tuesday, June 30, 2026
spot_img
HomeLajmeShoqata e Familjeve të Dëshmorëve në Klinë përkujton rënien e Jakup Agushit

Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve në Klinë përkujton rënien e Jakup Agushit

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, dega në Klinë (OVL, SHFD dhe SHIL) kanë përkujtuar sot me nderime 28-vjetorin e rënies heroike të Dëshmorit të Kombit, Jakup Sokol Agushi, nga fshati Drenoc i Klinës.

Në kuadër të aktiviteteve përkujtimore të fundmuajit qershor, përfaqësues të organizatave, familjarë, bashkëluftëtarë dhe qytetarë bënë homazhe pranë Lapidarit të Dëshmorëve dhe Martirëve në Drenoc, duke nderuar sakrificën e të gjithë atyre që ranë për lirinë e Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

Me këtë rast u kujtua edhe njëra nga betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e zhvilluar nga mbrëmja e 28 qershorit deri më 30 qershor 1998, gjatë së cilës luftëtarët e UÇK-së u përballën me forcat serbe në mbrojtje të vendit.

Në fjalët përkujtimore u vlerësua lart jeta dhe vepra e Dëshmorit të Kombit, Jakup Agushi, si dhe kontributi i të gjithë luftëtarëve të UÇK-së që sakrifikuan jetën për çlirimin e atdheut nga pushtimi serb.

“Dëshmorët e Kombit ranë në altarin e lirisë, për të mbetur përjetësisht në kujtesën e popullit. Ata dhe shumë martirë të tjerë dhanë jetën në mbrojtje dhe çlirimin e Atdheut nga pushtimi serb. Lavdi e përjetshme Dëshmorit të Kombit, Jakup Agushi! Lavdi të gjithë Dëshmorëve dhe Martirëve të Kombit!”, thuhet në njoftimin e Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së Dega Klinë.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT