Saturday, October 3, 2026
spot_img
HomeLajmeShkrihen akujt, Trump “pendohet” për kritikat ndaj Melonit: Më ka pëlqyer gjithmonë

Shkrihen akujt, Trump “pendohet” për kritikat ndaj Melonit: Më ka pëlqyer gjithmonë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se marrëdhënia e tij me kryeministren italiane, Giorgia Meloni, është aktualisht “shumë e mirë”.

I pyetur nga gazetarët në Shtëpinë e Bardhë lidhur me deklaratat dhe kritikat e mëparshme ndaj kryeministres italiane, Trump u përgjigj shkurt:

“Ajo më ka pëlqyer gjithmonë”.

Marrëdhënia mes Trumpit dhe Melonit gjatë vitit të fundit është karakterizuar nga afrimiteti dhe mirëkuptimi në disa çështje, por edhe nga momente përplasjeje publike.

Trump ka folur në disa raste për raportin e tij me kryeministren italiane, ndërsa për këtë marrëdhënie ka dhënë edhe intervista ekskluzive për “Corriere della Sera” në disa raste brenda pak javësh.

Nga ana tjetër, Meloni ka mbajtur një qëndrim të drejtpërdrejtë ndaj deklaratave të presidentit amerikan, duke iu përgjigjur edhe në rastet kur qëndrimet e tyre kanë qenë të ndryshme.

Deklarata e fundit e Trumpit vjen me një ton më pozitiv për marrëdhënien mes dy liderëve, pas disa muajsh të shoqëruar me deklarata dhe qëndrime të ndryshme publike.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT