Saturday, October 3, 2026
spot_img
HomeLajmeMishetiqi ngre pikëpyetje: Si e dinte Macroni 6 ditë më herët se Thaçi...

Mishetiqi ngre pikëpyetje: Si e dinte Macroni 6 ditë më herët se Thaçi do dënohej dhe pse foli me Vuçiqin për këtë

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mišetić, ka ngritur pikëpyetje lidhur me deklaratën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, se kishte marrë informacione për një dënim të rëndë ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, para shpalljes së aktgjykimit nga Gjykata Speciale.

Mišetić ka shpërndarë në rrjetin social X një video të Vuçiqit, i cili në ditët para shpalljes së aktgjykimit kishte deklaruar se kishte marrë informacione për dënimin e mundshëm të Thaçit.

Në reagimin e tij, avokati i Thaçit ka ngritur pikëpyetjen se si mund të ishte në dijeni Macroni për rezultatin e gjykimit disa ditë para shpalljes së tij, si dhe pse presidenti francez do ta kishte diskutuar këtë çështje me Vuçiqin.

Mišetić ka shkruar në X: “Presidenti serb Vuçiq u takua me presidentin francez Macron më 10 shtator në Paris ku, sipas Vuçiqit në videon poshtë, atij iu tha nga një ‘lider evropian dhe botëror’ [Macron] se Thaçi do të merrte ‘një dënim të rëndë’. Si e dinte Macroni rezultatin e gjykimit të paktën gjashtë ditë përpara, dhe pse Macroni ka folur me Vuçiqin për këtë, janë pyetje që mbeten të marrin përgjigje”, ka shkruar Mishetiq.

Gjykata Speciale shpalli më 16 shtator aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, duke i dënuar me 25, 18, 13 dhe 25 vjet burgim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT