Friday, August 21, 2026
spot_img
HomeLajme“Shkoni e blini vetë”: Sindikata akuzon KEK-un për mungesë të pajisjeve mbrojtëse...

“Shkoni e blini vetë”: Sindikata akuzon KEK-un për mungesë të pajisjeve mbrojtëse (VIDEO)

Kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Xhelal Jashari, ka reaguar pas vdekjes së disa punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës në ditët e fundit, me shqetësime për sigurinë në vendin e punës.

Jashari ka deklaruar se punëtorët e KEK-ut nuk kanë pajisje të mjaftueshme mbrojtëse dhe se, sipas tij, nuk po sigurohen në nivel të mjaftueshëm as kushtet e sigurta të punës.

“Nuk ka pajisje të mjaftueshme mbrojtëse, nuk ka vend të sigurt pune, për shkak se Korporata Energjetike e Kosovës, në bazë të Ligjit të Punës dhe Rregullores së brendshme, e ka për obligim që të sigurojë pajisjet mbrojtëse për të gjithë punëtorët, por edhe vendin e punës për të gjithë punëtorët”, ka thënë Jashari mbrëmë  në “Edicionin Special” të Klan Kosovës.

Ai ka bërë të ditur se sindikata ka reaguar vazhdimisht për këtë çështje, duke theksuar se pajisjet mbrojtëse nuk janë të mjaftueshme për punëtorët.

“Kështu që për momentin ne si Sindikatë shpesh kemi reaguar dhe reagojmë që këto pajisje nuk janë të mjaftueshme për këta punëtorë, nuk po bëhet sigurimi i mjaftueshëm i vendit të punës”, është shprehur ai.

Jashari ka folur edhe për rastet kur, sipas tij, punëtorët udhëzohen që vetë t’i blejnë pajisjet mbrojtëse.

“Por çka është më e keqja, shpeshherë i udhëzojmë punëtorët, stafin menaxhues, shkoni blini vetë pajisjet mbrojtëse, e që e ka obligim korporata t’ua sigurojë”, ka deklaruar ai.

Ndiqni deklarimin e plotë:

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT