Friday, August 21, 2026
spot_img
HomeLajmeEdhe pak, edhe pak” – Nëna e Thaçit ndjek me emocion intervistën...

Edhe pak, edhe pak” – Nëna e Thaçit ndjek me emocion intervistën e tij nga Haga

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka publikuar një fotografi emocionuese të gjyshes së tij, Hyre Thaçi, teksa po e ndiqte në televizor intervistën e të birit nga Haga.

Në fotografi, nëna e Hashim Thaçit shihet e ulur para televizorit, duke ndjekur intervistën e tij në emisionin ‘Debat Plus”, ndërsa Endriti ka shoqëruar imazhin me një mesazh prekës.

“Asnjë derë burgu nuk mund ta ndajë një nënë prej djalit të saj. Por, asnjë ekran nuk e zëvendëson as përqafimin mes tyre. Gjyshja po të pret çdo ditë, BAB. I kemi premtuar se do të vish pas 16 shtatorit. Edhe pak, edhe pak”, ka shkruar Endrit Thaçi.

Sakaq, më 16 shtator pritet të shpallet vendimi përfundimtar ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen në Hagë./Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT