Friday, August 21, 2026
spot_img
HomeLajmeJill Biden flet për gjendjen e Joe Bidenit: Ai do të vdesë

Jill Biden flet për gjendjen e Joe Bidenit: Ai do të vdesë

Ish-zonja e parë e Shteteve të Bashkuara, Jill Biden, ka folur hapur për mënyrën se si ajo dhe bashkëshorti i saj, ish-presidenti Joe Biden, po përballen me diagnozën e tij me kancer.

Në një paraqitje në “Jaime Kern Lima Show”, Jill Biden ka treguar se ndien frikë për shëndetin e bashkëshortit, por se familja po përpiqet të ruajë një qasje pozitive.

“Sigurisht që kam frikë”, ka thënë ajo, duke shtuar se është e vështirë të mendojë për një jetë pa të.

Jill Biden ka thënë se bashkëshorti i saj ka mbetur “i fortë” dhe “i qëndrueshëm” pas diagnozës dhe se ai vazhdon të jetë shtylla e familjes.

Sipas saj, çifti po përpiqet të mos përqendrohet te skenarët më të këqij, por ta shfrytëzojë sa më shumë kohën së bashku.

“Qasja jonë është: Joe ka kancer, kështu që le ta shfrytëzojmë sa më shumë çdo moment. Le të jemi bashkë dhe të gjejmë gjërat që na bëjnë të lumtur”, ka deklaruar ajo.

Jill Biden ka theksuar se të jetosh çdo ditë duke menduar vetëm për sëmundjen do të ishte tepër e rëndë, ndaj familja po përpiqet ta përballojë situatën me sa më shumë optimizëm.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Jill Biden flet për gjendjen e Joe Bidenit: Ai do të vdesë appeared first on Sinjali.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT