Wednesday, May 13, 2026
spot_img
HomeLajmeShkaktoi qëllimshëm aksident për përfitim të sigurimit, kërkohet paraburgim prej 30 ditësh...

Shkaktoi qëllimshëm aksident për përfitim të sigurimit, kërkohet paraburgim prej 30 ditësh për të pandehurin

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar masën e paraburgimit prej 30 ditës ndaj të dyshuarit G.B., i cili dyshohet se qëllimshëm shkaktoi aksident trafiku, me synim përfitimin e sigurimit.

Sipas njoftimit të policisë, i pandehuri që nga data 17 dhjetor 2024, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale “Keqpërdorimi i sigurimit”, transmeton Klankoosva.tv.

“Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar me datën 08 Dhjetor 2024, rreth orës 14:15, në Ferizaj, rr. “Rexhep Bislimi”, saktësisht tek rrethrrotullimi,  i pandehuri G.B.,  me qëllim të arkëtimit të parave dhe benefiteve të sigurimit nga siguruesi, e dëmton pasurinë e siguruar dhe pastaj e lajmëron rrejshëm dëmtimin,  në atë mënyrë që qëllimisht shkakton aksident trafiku duke drejtuar veturën të llojit Golf VII dhe në kohë të caktuar rrit shpejtësinë e lëvizjes  dhe me anën e majtë të veturës  e godet veturën e të dëmtuarës I.T.,  cila ishte duke lëvizur në rrethrrotullim, ndërsa pësojnë lëndime edhe dy pasagjerët në veturën e të dyshuarit, me çka ekziston dyshimi i arsyeshëm se i pandehuri ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i sigurimit” nga neni 326 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e policisë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT