Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë me dije se shkalla e rritjes së çmimeve të konsumit në prill ishte 7,5 % vjetore dhe 1,1 % mujore.
Kjo u bë e ditur në Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit të publikuar nga ASK, transmeton Klankosova.tv
“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte më i lartë në një mesatare prej 7,5 % në muajin prill 2026, krahasuar me muajin prill 2025. Inflacioni mujor ishte 1,1 % në muajin prill 2026”.
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) është rritur me 7,5 %në muajin prill 2026, krahasuar me muajin prill 2025. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të ndikuara te grupet kryesore të COICOP-it: transport (16,1 %); strehim, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë të tjera djegëse (15,2 %); restorante dhe shërbime akomodimi (5,8 %); ushqim dhe pije joalkoolike (5,6 %); pije alkoolike, duhan dhe narkotikë (5,1 %); shëndetësi (4,7 %); kujdes personal, mbrojtje sociale dhe mallra e shërbime të ndryshme (3,6 %); mobile dhe pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje rutinore (3,1 %); rekreacion, sport dhe kulturë (3,0 %); dhe veshje dhe këpucë (2,3 %)”, thuhet në raport, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkohë, rënie e çmimeve është regjistruar në grupin e informacionit dhe komunikimit (-0,2 %) dhe të arsimit (-0,6 %) si dhe te grupi i kujdesit personal, mbrojtjes sociale dhe mallra e shërbime të ndryshme (-0,2 %).


