Monday, July 27, 2026
spot_img
HomeLajmeShiu i rrëmbyeshëm përmbyti Rahovecin, pamje nga parkingu i mbuluar me ujë...

Shiu i rrëmbyeshëm përmbyti Rahovecin, pamje nga parkingu i mbuluar me ujë (VIDEO)

Reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar përmbysjen e një parkingu nëntokësor në qendër të Rahovecit.

Gazetari Kron Sadiku, në emisionin “Kosova Today” bëri të ditur se reshjet filluan qysh në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa intensiteti u rrit në orën 05:00, transmeton Klankosova.tv.

Sipas Sadikut, komuna e Rahovecit po tenton ta bëjë sanimin e problemit, në mënyrë që ta tërheq ujin e tepërt në parking.

Drejtori i urbanizimit në Rahovec, Albnor Mullabazi tha për emisionin “Kosova Today” se parkingu ka qenë në gjendje të mirë deri në orën 07:00, ndërkohë tre vetura, sipas tij, kanë mbetur të ngujuara.

Ai shtoi se puna për pastrimin e parkingut dhe normalizimin e situatës po vijon.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT