Yll Limani u bë sebep që Eliza Hoxha të rikthehej në skenë pas gati dy dekadash.
Në emisionin “Kosova Today”, Hoxha deklaroi se kjo paraqitje e saj, ia lëkundi shumë vendime që i kishte marrë deri ditën e shtunë, transmeton Klankosova.tv.
Ajo tha se diskutimi me Yllin dhe Fatjon Miftarajn, ia rikthyen dëshirën se si një koncert duhet të realizohet tamam.
“Koha nuk punon për të gjithë njerëzit njësoj, e rëndësishme është me kuptu që të gjithë ne mund ta lëmë një gjurmë, dhe të mos kemi xhelozi se çka mund të bëjnë të tjerët”, u shpreh Hoxha në Klan Kosova.


