Monday, June 15, 2026
spot_img
HomeSportShfaqje briliante e Yllit në kryeqytet, mposhtet Prishtina

Shfaqje briliante e Yllit në kryeqytet, mposhtet Prishtina

Golden Eagle Ylli e ka “demoluar” Prishtinën në kryeqytet, duke e mundur thellë me shifrat 59-85.

“Xhebrailat” që në start treguan dhëmbët, duke e nisur ndeshjen 12-0, njofton Klankosova.tv

Çereku i parë u mbyll 10-20 për suharekasit, kurse skuadrat shkuan në pushim me rezultat 28-38.

Në 10 minutëshin e tretë, mysafirët i ndezën edhe një herë ‘turbinat’, duke e mbyllur këtë fraksion me 12 pikë dallim, 14-26.

Fituesi sikur u determinua në këtë pjesë të lojës, pasi në çerekun e fundit “Plisat” nuk kishin më mundësi rikthimi, raporton Klankosova.tv

Lojtari më i mirë i këtij ballafaqimi ishte Jalen Nesbitt me 18 pikë e plot 15 kërcime, krahas edhe 5 asistimeve.

Kurse te ‘Bardh e Kaltërit”, më i dalluari ishte Rasid Mahalbasiq, me 13 pikë, katër kërcime e dy asiste.

Pas 24 xhiro, Ylli ka 35 pikë, aq sa Vëllaznimi, me nga 11 fitore e 13 humbje, kurse Prishtina mbetet e treta, me 39 pikë, 15 fitore dhe 9 humbje.

 

The post Shfaqje briliante e Yllit në kryeqytet, mposhtet Prishtina appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT