Thursday, September 17, 2026
spot_img
HomeLajmeSherr mes të rinjve në Vlorë, dy persona plagosen me thikë

Sherr mes të rinjve në Vlorë, dy persona plagosen me thikë

Një sherr mes disa të rinjve në qytetin e Vlorës ka përfunduar me dy persona të plagosur me mjet prerës, të cilët janë transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore pasditen e kësaj të marte.

Sipas raportimeve të mediave në Shqipëri, ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, ndërsa konflikti ka degraduar në përdorimin e thikës, duke lënë të plagosur dy prej të përfshirëve.

Menjëherë pas incidentit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT