Wednesday, May 6, 2026
spot_img
HomeShowbizShefi gjerman indinjohet pasi punonjësja kalon katër orë te parukierja gjatë orarit...

Shefi gjerman indinjohet pasi punonjësja kalon katër orë te parukierja gjatë orarit të punës

Një debat i madh mbi punën nga shtëpia, është ndezur në Gjermani pasi një sipërmarrës zbuloi se një punonjëse e tij kishte kaluar katër orë te parukierja, ndërsa duhej të ishte duke punuar.

Kai Gunnar Hering, drejtues i kompanisë Dewon Media GmbH, një firmë e specializuar në videomarketing, ishte shokuar kur pa një regjistrim në kalendarin e një punonjëseje të tij që tregonte se ajo kishte caktuar një takim te parukierja gjatë orarit të punës, transmeton klankosova.tv.

I zemëruar, ai publikoi një foto të këtij kalendari në rrjetin LinkedIn, duke e shoqëruar me një reagim të shkurtër, por të ashpër: “WTF”, një shkurtesë në anglisht që nënkupton habi dhe zemërim të madh.

Postimi i tij sipas gazetës stuttgarter, u bë viral dhe shkaktoi një debat të gjerë mbi abuzimin me punën nga shtëpia.

Disa përdorues e mbështetën shefin, duke argumentuar se një veprim i tillë ishte një keqpërdorim i besimit të punëdhënësit.

Ndërkohë, të tjerë mbrojtën punonjësen, duke thënë se fleksibiliteti i punës nga shtëpia mund të përfshijë edhe kohë për çështje personale, për sa kohë që detyrat përmbushen.

Ky rast ka hapur diskutime mbi kufijtë mes jetës private dhe asaj profesionale në epokën e punës nga distanca.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT