Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka zhvilluar një telefonatë me presidentin e Libanit, Joseph Aoun, ku është diskutuar situata e sigurisë në vend dhe raportet me Izraelin.
Rubio ka vlerësuar “guximin dhe vizionin” e presidentit Aoun në ndjekjen e negociatave të drejtpërdrejta me Izraelin, sipas Departamentit amerikan të Shtetit.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Tommy Pigott, tha se “edhe pse Hizballah (sic) vazhdon përpjekjet për të sabotuar ato bisedime në kurriz të popullit libanez”.
“Ai ritheksoi se Hizballah (sic) është plotësisht përgjegjës për luftimet në vazhdim dhe theksoi nevojën që Hizballah (sic) të ndalojë menjëherë sulmet dhe provokimet e tij për të mundësuar de-eskalimin”, u shpreh Pigott.
Sipas tij, Departamenti i Shtetit “riafirmoi” mbështetjen e SHBA-së për qeverinë e Libanit, “ndërsa ajo punon për të shfrytëzuar një mundësi historike për të sjellë paqe, rindërtim dhe një të ardhme më të mirë për popullin e saj”.
Ndërkohë, presidenca libaneze njoftoi se presidenti Aoun ka theksuar nevojën për një armëpushim në vend, të cilin ai e konsideron si “porta kryesore për të kaluar në çdo hap tjetër”.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


